Fillimi i viteve ‘90

Pastiçeri Nela fillon aktivitetin e saj duke iu referuar traditës së ëmbësirave pikërisht nga artizanati i punishtes tradicionale para viteve ‘90.

Menjëherë, në vitin 1991, pastiçerisë i shtohet një linjë shumë e rëndësishme dhe sukseshme; punishtja e akulloreve, nga të parat në Tiranë, e cila ofronte shumllojshmëri shijesh për publikun.

Në fillim të viteve ‘90, tek Pastiçeri Nela mund të gjenit tortat më të mira në Tiranë; marenga, me vezë, me gjalp dhe krem gjalpi.

Embëlsira tradicionale dhe me shërbet si: biskota, gurabije, pasta-sy, sheqerpare, bakllava dhe shëndetlie. Çokollata dhe bonbone me letra shumëngjyrëshe.

Me shumllojshmërinë e produkteve, Nela ishte një ekspozitë e shijes së pastiçerisë tradicionale në Tiranë.

Evolimi i Pastiçerisë Nela

Si në çdo sektor edhe në pastiçeri, shijet e klientëve sa vijnë e rafinohen. Në vitin 2001, Pastiçeri Nela sjell shumë risi në repartet e saj të prodhimit. Jo vetëm metodologjia por edhe përbërësit vijnë nga më cilësoret dhe nga vende te ndryshme të Evropës: si panna italiane apo çokollata belge. Stafi trajnohet periodikisht duke ndjekur seminare për risitë e botës së pastiçerisë në vende të ndryshme të Evropës. 

Sot pastiçeria Nela ka një staf prej 80 vetash në 6 reparte të ndryshme.

– Reparti i brumërave: Aty dalin biskotat me plot shije nga përbërësit më cilësorë.

– Reparti i pandispanja dhe i krepave: Aty fillojnë krijimet e ëmbla për festën tënde të veçantë.

– Reparti I shërbetërave: Çdo tortë ka shërbetin e saj aromatik. Çdo shërbet është një përzierje midis recetës së veçantë dhe përkushtimit.

– Reparti i Çokollatave: Dhjetëra variacione çokollatash dhe embëlsirash me çokollatë cilësore Belge.

– Akulloret dhe Semifredo: Akulloret me qumësht të freskët dhe fruta bio nga alpet e Shqipërisë. Pasta akulli, Torta akulli, Semifredo me receta Italiane. Nëse do të bësh një udhëtim në të kaluarën: Kasata dhe Parfe si në vitet ’80.

Torta të personalizuara

Çdo ëmbëlsirë, çdo tortë për festën tënde do të marrë formën që ti ke imagjinuar falë 3 mjeshtrave artistë për ëmbëlsira. Nuk mund të vendosësh? Mjeshtrat pastiçerë do të mendojnë një tortë me pamje të veçantë për festën tënde.

Zbulo përbërësit, format dhe shijet e ëmbëlsirave Nela. ↓